11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vritet me thikë shqiptarja në Itali, plagoset vëllai i saj

- Advertisement -

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë ditën e djeshme në banesën e saj në Pavia, Itali.

Sipas mediave italiane viktima është identifikuar si Anila Ruci dhe sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vrasje. 38-vjeçarja e cila kishte rreth një vit që jetonte në atë banesë, dyshohet se është goditur me thikë, ndërsa nuk dihet autori/ët.

Jashtë shtëpisë së viktimës ndodhej vëllai i saj, i cili po ashtu është plagosur me thikë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Zona ku ka ndodhur vrasja është e rrethuar dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit