Një person është vrarë me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re.
Policia njofton se ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet D.K., banues në Tiranë, si autor të dyshuar të krimit, shkruan A2CNN.
Viktima është 34-vjeçari me inicialet A.H., i cili u dërgua në spital, aty ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.