10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Vritet me armë zjarri një burrë në Pakashticë të Podujevës

- Advertisement -

Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vrasja ka ndodhur në orën 16:00, teksa në lidhje me këtë rast është arrestuar një person, F.B, mashkull 34 vjeç.

Në vendngjarje  janë sekuestruar dy  armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç,  Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy  armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, u shpreh Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit