13.9 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

Vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali, algjeriani e goditi me shtizë

- Advertisement -

Një  23-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në Itali, teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër.

Ngjarja ku Klajdi Bitri, humbi jetën ka ndodhur rreth orës 17:00 të dielën në Sirolo të Italisë

Mediat italiane shkruajnë se i riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian. Ky i fundit mësohet se është arratisur nga vendngjarja me një makinë të errët, por u kap pas 5 orësh nga policia e Falconara-s.

Në makinë iu gjet dhe shtiza me të cilën kreu krimin e rëndë.

Paraprakisht thuhet se shkak u bë situata e krijuar me makinat në rrugë, ishte algjeriani i cili po lëvizte shumë ngadalë duke krijuar trafik. Ai më pas, siç thonë dëshmitarë të tjerë, është konfliktuar fizikisht me shokun e të riut shqiptar.

Ky i fundit teksa u përpoq të zbuste sherrin mes të dyve, humbi jetën në formë tragjike. Sipas autoriteteve atje, Bitri mori goditje në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes, veç forcave policore ka mbërritur dhe kryetari i bashkisë së Sirolos, Philip Moscalla./tvklan.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit