Një burrë 50-vjeçar shqiptar, Fatmir Tarellari i cili prej disa muajsh ndodhet në burg për vrasjen e kunatit të tij, Erjon Pelivanin, ka kërkuar përmes avokatëve lirimin nga qelia.
Sipas mediave të huaja, ai ekzekutoi kunatin 33-vjeçar, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën në mënyrë sistematike dhe më pas e shantazhonte duke i kërkuar shuma monetare.
Sipas 50-vjeçarit, përdhunimi i vajzës nga 33-vjeçari ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar. Ai u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij.
Tarellari ekzekutoi Pelivanin disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh.
Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar nga mosha 12-14 vjeç, deri në moshën 19-vjeçare.
Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari se do të publikonte pamje gjatë akteve seksuale nëse ajo nuk i jepte para. Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve, doli në dritë edhe ngjarja.