3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Vrau gruan në Drenicë, ky është burri që u dënua me 24 vjet burg

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Skender Qerimajt, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vitesh burgim dhe 500 euro gjobë, për vrasje të bashkëshortes dhe tre vepra tjera penale.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Qerimaj u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues Veljko Vuqetiq, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Qerimaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, për “Dhunë në familje” u dënua me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë, për “Vrasje të rëndë”, u dënua me 22 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje”, një vit burgim.

Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 24 vite burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 5 janari 2022 dhe dënim me gjobë në lartësi prej 500 euro, të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Në rast se i njëjti nuk e paguan dënimin me gjobë, i njëjti do t’i zëvendësohet në dënim me burgim, ku për 20 euro do t’i llogaritet një ditë burgim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit