![Vrau gruan dhe djalin e tij, dënohet me burgim të përjetshëm ish-avokati amerikan Vrau gruan dhe djalin e tij, dënohet me burgim të përjetshëm ish-avokati amerikan](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/3-2.jpg)
Ish-avokati amerikan, Alex Murdaugh, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe djalit të tij.
Gjykatësi Clifton Newman, që i dha atij burgimin e përjetshëm në një seancë në Walterboro, e quajti rastin si “një nga më shqetësuesit” që kishte parë, shkruan BBC.
Ndërsa, avokatët e Murdaugh thanë se do të apelojnë dënimin brenda 10 ditëve.
Gruaja e ish-avokatit Murdaugh, Maggie 52 vjeç dhe djali i tij, Paul, 22 vjeç, u qëlluan nga afër më 7 qershor 2021.