8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vrau aksidentalisht kolegen, aktori i njohur ngre një padi

- Advertisement -

Aktori amerikan Alec Baldwin ka ngritur një padi kundër 4 anëtarëve të grupit të xhirimit për armën e përdorur nga ai gjatë provave ku vrau kineasten Halina Hutchins.

Baldwin ngriti një padi kundër Hannah Gutierrez-Reid, e cila ishte përgjegjëse për armët, ndihmësdrejtorit të parë Dave Halls, furnizuesit të rekuizitave Seth Kenny dhe mjeshtres së rekuizitave Sarah Zachary, raportoi Reuters.

Baldwin ngriti padinë në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në përgjigje të një padie të mëparshme.

Është një nga paditë e shumta që lindin nga tragjedia e ndodhur më 21 tetor 2021.

Baldwin, në një intervistë televizive, tha se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës gjatë provës së të shtënave.

Një test mjeko-ligjor i armës, kryer nga FBI, tregoi se ai funksiononte normalisht dhe nuk do të kishte qëlluar pa e tërhequr këmbëzën./Euronews/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit