-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Vrasjet e incidentet me armë në vend, “alarm për institucionet”

- Advertisement -

Vrasjet e incidentet me armë zjarri gjatë kësaj jave po shihen si alarm për institucionet e sigurisë. Ish-eprorë të Policisë vlerësojnë se ky institucion duhet ta shtojë vigjilencën por edhe prezencën në hapësirat publike.

Vrasje e dyfishtë në Klinë, therje me thikë e katër personave në Ferizaj e përleshje me armë mes të miturve në Malishevë.

Këto ishin disa nga ngjarjet të cilat e karakterizuan javën në vend, e që gjendja po vlerësohet të jetë alarmante për institucionet e sigurisë.

Në një përgjigje për tëvë1, nga Policia e Kosovës kanë treguar se në nëntëmujorin e parë tw vitit kanë konfiskuar mbi një mijë armë nga qytetarët.

“Gjatë periudhës janar-shtator 2024 janë konfiskuar 1186 armë të ndryshme. Gjatë vitit 2023 janë konfiskuar 1392 armë dhe gjatë vitit 2022 janë konfiskuar 1473 armë të ndryshme”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Ish-shefi i Hetimeve në Polici, Rrahman Sylejmani vlerëson se problemi qëndron tek armëmbajtjet pa leje.

Ai jep edhe një propozim në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri.

“Ju shihni tash me i ra qytetit për së gjati e gjeri nuk mund të shihni patrullë sepse kalimtarë, kalim të veturave të Policisë mundeni me pa në trafik mirëpo patrullë të mirëfilltë e cila hec në këmbë viziton objektet është e dukshme nëpër objekte të hotelierisë, kështu që nëse kishte pasë patrullë të Policisë që hyn në atë objekt dhe merr informacion se është tensionu situata mes një grupi të të rinjve aty dhe është diçka duke u diskutu dhe bukur po shkon drejt tensionimit dhe qerimit të hesapeve atëherë kish mujt Policia me ndërhy me i bastisë, me ua gjetë armët, me i identifiku kush janë”, tha Sylejmani.

Situatën aktuale të sigurisë po e sheh si shqetësuese edhe nënkoloneli në pension i Policisë, Refki Morina.

Sipas tij, ky është një alarm për institucionet e sigurisë të cilat thotë se duhet të shtojnë vigjilencën por edhe prezencën në hapësirat publike.

“Policia e Kosovës duhet të marr veprime konkrete në mënyrë që të bëjë patrullime të vazhdueshme në vendet ku dyshohet se ka armë ilegale, të ndërmerren veprime të caktuara, armët ileglae të bëhen legale të vetëdijësohen qytetarët, të merren veprime të caktuara me banorët të bisedohet me ta etj., kontrollimi më i fortë i kufijve për arsye se shpesherë armët vijnë përmes kufijve dmth shteteve përreth”, tha Morina.

Aktualisht, vlerësohet se në duart e qytetarëve janë mbi 250 mijë armë të cilat janë ilegale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit