Për vdekjen e 27-vjecarit në Lipjan, Agon Zejnullahu, 30 ditë në paraburgim kanë shkuar pesë zyrtarë policor që e arrestuan. Nëse ngrihet aktakuzë dhe zyrtarët policor shpallën fajtor mund të dënohen deri në 25 vjet burgim dhe të humbin mundësinë për punë në Policinë e Kosovës.
Brenda qelive në paraburgim për një muaj do të mbahen pesë policët që dyshohet se u përfshinë në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan më 7 korrik.
Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi thotë se nëse policët shpallën fajtor, të njëjtit nuk kthehen më në punë.
Porse thotë që për raporti i obduksionit do i qartësojë rrethanat e rastit.
“Në rast se dënohen ata dhe shpallën të fajtor normalisht që iu ndërpritet edhe marrëdhënia e punës në polici dhe ata nuk do të jenë më pjesëtar të policisë së Kosovës por a është ndoshta herët të flitet për këtë sepse ende është faza fillestare e hetimit të këtij rasti dhe ende nuk dihet nëse ata janë përgjegjës për atë ose nuk janë sepse me siguri raporti i obduksionit do të jep versionin final se cili është shkaktari i vdekjes”, tha Maliqi.
Maliqi thotë se në kohën kur ai ishte udhëheqës i policisë, nuk është ballafaquar me situata të tilla.
“Pesë vitet e fundit unë kam qenë edhe kryesues i komisionit për shqyrtim të përdorimit të forcës dhe të gjithë ata, çdo forcë që është përdorur nga zyrtarët policor në krejt territorin e Kosovës është dashur të raportohet në zyrën time që unë e kam kryesu, dhe aty i kemi trajtu të gjitha rastet që janë raportu dhe kanë mbërri të na dhe nuk jemi ballafaqu asnjëherë më një situatë të atillë të rëndë”, tha ai.
Ndërsa, për veprën “vrasje nga pakujdes” dënimi shkon deri në 25 vjet.
Drejtori i Policisë, Gamzned Hoxha ka thënë se nuk do të lejohet asnjë tejkalim i autorizimeve policore dhe kërkoi hetim të plotë të rastit nga Inspektorati Policor i Kosovës, hetimet e brendshme të Policisë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.