-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Vrasje në tentativë në Podujevë, dy persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri, arrestohen dy të dyshuar

- Advertisement -

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

Ajo konfirmoi për Express se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, “nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar”.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti, informoi Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, shtoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit