Një person me iniciale P.B., dyshohet se ka shtëna me armë ndaj një personit tjetër, Gj.B., sot në Gjakovë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, është bërë e ditur se personi i dyshuar është arrestuar edhe se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin P.B., për shkak të dyshimit të bazuar se sot me dt.20.12.2024, në f.sh.B… – K.Gjakovë, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ka tentuar të privoj nga jeta, duke shtëne në drejtim të viktimës Gj.B., me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja ne tentative’” – thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe një person i tretë me inicialet Z.B.
Sipas prokurorisë, pas rastit të parë që ka ndodhur zyrtaret policor kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje, dhe se i dyshuari Z.B., ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor
“Po ashtu, lidhur me këtë rast nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale Z.B, në datën dhe në vendin e njëjtë pasi që zyrtaret policor kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje, i dyshuari ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të dyshuarve P.B., dhe Z.B., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.” – thuhet në njoftim.