Home Lajme Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë-Kosovë

Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë-Kosovë

0
Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë-Kosovë

Janë arrestuar dy persona, pasi kanë therur me thikë një të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rr. Aziz Zhilivoda, Fushë Kosovë 01.12.2023 – 09:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i Policisë.

Exit mobile version