Policia ka zgjeruar njoftimin lidhur me vrasjen e Ismet Ibishit pasditen e së mërkurës.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e vrasjes, Hysni Ibishin, shkruan Insajderi.
Pos tjerash, Policia njofton se është bastisur shtëpia e tij, ku janë bastisur tri armë të llojit revole. Sipas PK’së, edhe një tjetër i dyshuar mbetet në kërkim.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Me 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.
Bazuar ne hetimet fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikes se Kosoves.
Nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.
Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti