1.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Vrasja në QKUK, avokati Berisha: Do të jetë rasti i parë i dënimit me burgim të përjetshëm

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e sotme, ku një 35 vjeçare shtatzëne dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, sipas tij kjo që ndodhi sot do të  shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.

Sipas tij, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.

Postimi i plotë i Besnik Berishës:

Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance).
Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata.
Keshtu mendoj une!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit