3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Vrasja në Prizren, i vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi “Kobrës” dhe një të dyshuari tjetër

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe të pandehurit tjetër R.S, kurse tre të tjerë,  Arben Vezaj, Jesmir Badalli dhe Burim Mazreku ua ka zëvendësuar masën e  paraburgimit me arrest shtëpiak dhe paraqitje në stacion policor.

Ndërsa, ndaj tre të pandehurve të tjerë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për zëvendësimin e masës së paraburgimit.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Medina Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me aktvendimin PPPS.nr.7/23 të datës 29.06.2023 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit  D.H, të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 03.09.2023, dhe ndaj të pandehurit  R.S, ashtu që të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 06.09.2023”, tha Gashi.

Ajo njoftoi se për të pandehurit Arben Vezaj dhe Jesmir Badalli, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak.

Ndërsa, për të pandehurin Burim Mazreku masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor.

“Ju njoftojmë se me datë 29.05.2023 Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës nga paraburgimi në masën e arrestit shtëpiak për të pandehurit A.V dhe J.B, si dhe po me këtë datë ka paraqitur kërkesë për zëvendësim te masës nga paraburgimi në masën e paraqitjes në stacion policor për të pandehurin B.M, të cilat kërkesa janë aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 2 shkurt 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit