Arbër Havolli të shtunën e kaluar dyshohet se ka qëlluar për vdekje Bashkim Spahiun, nga fshati Gllakmnik i Podujevës.
Ndonëse kanë kaluar tre ditë nga ngjarja, i dyshuari vazhdon të ndodhet në arrati, ndërkohë që për lokalizimin e tij, policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët.