Home Lajme Vrasja në Malishevë: Prokuroria jep detaje lidhur me rastin, tregon edhe për motivin

Vrasja në Malishevë: Prokuroria jep detaje lidhur me rastin, tregon edhe për motivin

0
Vrasja në Malishevë: Prokuroria jep detaje lidhur me rastin, tregon edhe për motivin

Një person është qëlluar me armë zjarri në fshatin Banjë të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, i cili ka treguar se rreth orës 7:15, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete dhe se dyshohet se është qëlluar me armë.

Ai ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë rast kanë folur edhe nga ana e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.Nga Prokuroria kanë treguar edhe për motvin që ka dërguar deri tek vrasja.

“Të dy kanë qenë kolegë, kanë punuar me mjete të rënda. I dyshuari është në ndalim për 48 orë.Sipas informacioneve të para, dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje që lidhet me punën”, kanë thënë nga Prokuroria.

Exit mobile version