Vrasja në Klinë/ Haradinaj i prekur për vdekjen e bashkëluftëtarit

- Advertisement -

Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Faruk Isufit, që sot u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj pohon se Farukun e kishte bashkëluftëtar në UÇK, teksa pas luftës, ai ishte aktivist i hershëm i AAK-së.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina.

Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta” shkroi Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.

Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë.

Faruku u prehtë në paqe.

Të ngjashme

Të fundit