1 C
New York
Wednesday, January 29, 2025

Buy now

Vrasja në kafiteri në Klinë: Dorëzohet në polici Tush Frroku

- Advertisement -

Është dorëzuar në Polici i dyshuari për vrasjen e rëndë që ndodhi në Klinë javën e kaluar.

Tush Frroku aktualisht është në stacionin e Policisë ka konfirmuar për lajmi.net, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurrorisë Themelore në Pejë,

“Ajo çka mund të them aktualisht është se Tush Frroku gjendet ne Stacion Policor, ku me urdhër te prokurorit te shtetit do ndalohet fillimisht për 48 ore dhe brenda afati ligjor ndaj tij do parashtrohet kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për vrasje të rëndë”, tha ai.

Tush Frroku dyshohet se hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person. Pas ngjarjes, ai u largua nga vendi i ngjarjes me armën në dorë.

Ndërkohë i plagosuri u dërgua në spitalin e Pejës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës (7 gusht) rreth orës 16:50, në rrugën “Leonard Palucaj”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit