0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Vrasja në Ferizaj, Kurti: Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas vrasjes së 21 vjeçares në Ferizaj, nga burri i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shprehur ngushëllime teksa ka thënë se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa në këtë rast.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje.

Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj.

Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë” shkroi Kurti.

Kujtojmë se një 21 vjeçare u vra sot nga burri i saj, në hyrje të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

I plagosur mbeti një 15 vjeçar, që dyshohet të jetë vëllai i viktimës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit