14.6 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Vrasja në Bon Vivant, deklarohet Tomë Gashi: Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka, ka avokat

- Advertisement -

Në përleshjen fizike që rezultoi me një person të vrarë dhe disa të plagosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë me datën 4 gusht, dyshohet se është i përfshirë edhe Dukagjin Nikollaj, por i njëjti ndodhet në arrati. Ai njëherësh është i kërkuar edhe nga FBI.

Avokati Tomë Gashi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një postim përmes së cilit thotë se nëna e Dukagjin Nikollajt me nofkën “Duka” e ka autorizuar atë si avokat për ta mbrojtur birin e saj.

Për këtë autorizim avokati Gashi e ka njoftuar edhe prokuroren e rastit.

“Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat. Incizimet pamje kane…! Faktet askush mos te guxoje t’i ndryshoje – ligji do te veproje dhe secili do te pergjigjet per ate qe ka bere!”, shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.

Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat.Incizimet pamje kane…!Faktet askush mos te guxoje t’i ndryshoje – ligji do te veproje dhe secili do te pergjigjet per ate qe ka bere!

Posted by Tomë V. Gashi on Wednesday, August 9, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit