11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vrasja në Bibaj të Ferizajit, Berat Buzhala reagon pas akuzave të Presidentes: Emrat e Vjoses e Prindonit janë përmend, informatat i ndaj me Prokurorinë

- Advertisement -

 

Buzhala përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk po mundet ti publikoj plotësisht meashet e viktimave seksualte pasi që duhet të ju ruaj identitetin atyre.

“Te dashtuna gra, posacerisht ju qe punoni ne Presidence e Qeveri, sa here ta takoni Vjosen e Doniken kujtojeni kete mesazh te njanes prej viktimave te abuzimit seksual. Une nuk jam ne pozite te lehte, sepse po duhet me jau rujte identitetin e viktimave, sepse as ato nuk e kane te lehte, posacerisht tuj e dite neper cka kane kalu, kur jane kane ne moshe te vogel”, ka shkruar Buzhala.

 Lidhur me informacionet që posedon, Buzhala ka thënë se do të bashkëpunojë me Prokurorinë për rastin në fjalë.

“Sigurisht qe me Prokurorine do t’ndai cdo informate te vlefshme qe e kam, sepse me arrogancen e pushtetit nuk na ndalin. Nuk jemi kushedi cfare trimash, ama nuk jemi tute as prej dove qe jane kane ma azgina se keta te tashmit. Ju qe po beni postime neutrale, qe po e shtroni pyetjen ‘cfare faji ka Vjosa e Prindoni’. Ndoshta e kane dite e nuk kane fole? Emnat i kane te biseda”, ka shkruar Buzhala.

Për raportimet e vrasjes së 89-vjeçarit mbrëmë në Bibaj të Ferizajt, ka reaguar vetë presidentja Vjosa Osmani, sipas saj duke e implikuar atë dhe bashkëshortin e saj “në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë”, ka thënë ajo.

Më tej Osmani ka thënë se për raportimet i ka njoftuar institucionet e sigurisë dhe është në përgatitje të të gjitha mjeteve ligjore.

E para e vendit tutje ka thënë se nuk ka njohuri për rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja e as për ndonjë rast dhunimi.

Pas Osmanit ka reaguar edhe Zëvendëskryeministrja njëherit Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish bashkpartiakja e Osmanit, Donika Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se kjo është një fushatë e drejtuar drejt presidentes, teksa shtoi se as policia nuk ka një version fillestar për rastin.

“Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës. Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”, ka shkruar Gërvalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit