8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vrasja e Tupac, publikohet foto e autorit

- Advertisement -

Personi i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur u paraqit sot për herë të parë në gjykatë.  Duane ‘Keffe D’ Davis u arrestua javën e kaluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e reperit në 1996.

Në seancën e sotme dëgjimore, 60-vjeçari u paraqit para gjykatësit Tierra Jones dhe tha se avokati i tij kërkoi që seanca të shtyhet. Gjykatësi e pranoi kërkesën, që do të thotë se ai do të kthehet sërish në gjykatë më 19 tetor.

Davis u shoqërua në masa të rrepta sigurie në Gjykatë, me një bluzë blu dhe pantallona me ngjyrë të ngjashme. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në datën e ardhshme gjyqësore.

Shakur ishte 25 vjeç kur u qëllua në afërsi të Las Vegas Strip natën e 7 shtatorit 1996. Ylli i rep-it po udhëtonte me një BMW kur një apo disa persona me një Cadillac hapën zjarr ndaj tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit