8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vrasja e trefishtë në Deçan, pritet ngritja e aktakuzës ndaj babait dhe dy djemve të tij

- Advertisement -

Prokuroria e Pejës pas pak pritet të prezantojë gjetjet nga hetimi për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj, vrasjen e tre personvae në Gllogjan në nëntor të vitit 2021.

Në pasditën e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit ishin vrarë në autobus shoferi Gani Gjoka dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur dëshmi për këtë vrasje dhe pritet të ngris aktakuzë ndaj Halil Mehmetajt dhe dy djemve të tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj.

Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por në medie është përfolur disa herë si pistë hetimi vetëvrasja e një të reje para tri vitesh, për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit