7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vrasja e shqiptares në Gjermani, reagon e lënduar moderatorja e njohur

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka reaguar pas ngjarjes së trishtë që ndodhi në Gjermani, ku u vra 28-vjeçarja shqiptare Jetmira Beka nga ish-bashkëshorti i saj.

- Advertisement -

Fjoralba shkruan se i ka hyrë frika për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.

“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetem i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo.

Vrasja e shqiptares në Gjermani, reagon e lënduar moderatorja e njohur

 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Aachen në Gjermani, ku 28-vjeçarja Jetmira Beka me origjinë shqiptare u masakrua me thikë në një parkim.

Mediat e huaja shkruajnë se autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës 20 maj. Autori është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes së rëndë të shtunën, ku ka rrëfyer përpara hetuesve krimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit