8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vrasja e regjisorit të ri, familja Myftari nuk hap të pame për kryeshnosh

- Advertisement -

Auron Myftari vdiq të dielën në mbrëmje në Prishtinë.

Regjisori i ri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga therja me thikë.

I dyshuari për vrasje është vëllai i tij, Gent Myftari, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës të dielën në mbrëmje.

Prokuroria tha sot se e ka ndaluar të dyshuarin, derisa filloi hetimet ndaj tij në drejtim të veprave penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje.

Viktima, një regjisor me profesion, do të varroset të martën në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria, njoftoi familja.

Familja Myftari tha se për shkak të rrethanave nuk do të hapë të pame për kryeshnosh.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, tha familja në njoftim.

Auron Myftari, djali i regjisorit Hazir Myftari, po bënte karrierë në regji. Ai është autor i filmit të shkurtër “Premiera”, të lansuar në vitin 2017.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit