23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Vrasja e policit në Veri/ Konjufca: BE dhe SHBA ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të vendit, për të cilin tha se është sulm terrorist i strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia.

Konjufca tha se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, veprimeve për rend e ligj por edhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

“Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”.

E dënoj ashpër sulmin terrorist dhe kriminal të strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia nga i cili një polic…

Posted by Glauk Konjufca on Saturday, September 23, 2023

 

Të ngjashme

Të fundit