Vrasja e policit në Veri/ Konjufca: BE dhe SHBA ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të vendit, për të cilin tha se është sulm terrorist i strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia.

Konjufca tha se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, veprimeve për rend e ligj por edhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

“Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”.

https://www.facebook.com/100044631120296/posts/849971376500559/?app=fbl

 

Të ngjashme

Të fundit