17.3 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Vrasja e Pëllumb Metës, ngrihet pistë e re hetimi, në lojë pronësia e 12 dynymëve tokë

- Advertisement -

Prokuroria e Durrësit i ka kërkuar informacione Kadastrës në lidhje me pronat e familjes Meta në zonën e Shënavlashit. Shkak për këtë është bërë një pistë dyshimi e prokurorisë, se vrasja e Pëllumb Metës është bërë për shkak të një sipërfaqe prej 12 dynymësh tokë që ai ka pasur në emrin e tij.

Dyshohet se djali i madh ka kërkuar që ta administrojë këtë pronë, ndërkohë që në banesë nuk janë gjetur dokumentet e pronësisë së truallit. Jo zyrtarisht mësohet se Hysen Meta i ka kërkuar motrës së tij, Hygertës që të merrte përsipër autorësinë e vrasjes, dhe se ai do ta nxirrte nga burgu me paratë që do të merrte nga shitja e tokës.

Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë dy eksperimente hetimore, për të hedhur dritë mbi mekanizmin dhe autorësinë e vrasjes së Pëllumb Metës, në shtëpinë e tij. Vajza do të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja.

Ajo duhet t’iu dëshmojë hetuesve, sesi e përdori armën dhe ekzekutoi babain. Në këtë mënyrë, hetuesit do të mund të binden nëse ajo është e aftë të përdorë armë zjarri dhe të qëllojë 4 plumba. Por jo vetëm kaq! Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve. E gjitha kjo bëhet pasi ende nuk dihet se kush qëlloi mbi Pëllumb Metën.
Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë

Të ngjashme

Të fundit