-8.2 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Vrasja e nënës nga i biri, policia tregon çka pa në vendngjarje në rastin tragjik në Restelicë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me një rast tragjik të ndodhur në Restelicë të Dragashit, ku një nënë në moshë dyshohet se është vrarë nga i biri i saj me të meta mendore si shkak i dhunës fizike.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë mjet përmes të cilit është kryer vepra penale. Sipas tyre, viktima ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, shkruan Insajderi.

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor”, ka thënë policia.

“Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra, viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, përmbyllet njoftimi.

Të ngjashme

Të fundit