Alex Baldwin është kthyer në xhirime vetëm pak muaj pas aksidentit fatal që i kushtoi jetën kineastes, Halina Hutchins. Aktori hollivudian vrau aksidentalisht kolegen e tij teksa po xhironte një skenë nga filmi “Rust” në New Mecixo.
Sipas Deadline, Baldwin dhe vëllai i tij William janë nisur për në Itali për të xhiruar “Kid Santa” dhe “Billie’s Magic World”, xhirimet e të cilëve kanë nisur në Romë. Vendimi për t’u rikthyer në kinematografi vjen vetëm 5 muaj pas vdekjes së Halinas.
Aktori 63 vjeçar pretendon se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës dhe se nuk e dinte se brenda saj kishte plumba të vërtetë. Në shkurt, familja e Hutchins ngriti një padi kundër aktorit me pretendimin se u injoruan rregullat e sigurisë.