Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares në Prishtinë me sëpatë nga burri i saj.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar Prokurorinë për komunikatën e saj në të cilën thuhet “nuk dihen motivet e vrasjes”.
“Nuk ka motiv që e shpejgon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sopatë nga bashkëshorti i saj.
Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!!
Nuk ka motiv që e shpejgon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund.