Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka shprehur disa dyshime për vrasjen e Faton Hajrizit.
Duke e komentuar videon ku mediat serbe pretendojnë së është Hajrizi, duke e marrë një biçikletë, ai ka thënë se veshja e personit në video ndryshon nga veshja e personat të vrarë, që pretendohet të jetë Faton Hajrizi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ka shumë kontradikta në zyrtarëve të Serbisë dhe dëshmitareve.
“Deklaratat kontradiktore të zyrtarëve të Serbisë dhe dëshmitarëve për Faton Hajrizin, lën shumë dyshime rrethë të vërtetës për vrasjen e tij. Video që qarkullon se gjoja Fatoni është duke marrur një biciklet, i shton dyshimet edhe më shumë për arsye se personi që shihet në atë video ka veshje të sipërme me krahë të shkurtë për dalim nga personi që shihet i vrarë, veshja e të cilit ngjason me veshjen e një personi që është bashkë me policin serbe në disa inqizime amatore. Shih foton!”, ka shkruar Berisha.