21.2 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, njëri i akuzuar deklarohet i pafajshëm, tre të tjerë në arrati

- Advertisement -

Në gjykimin ndaj Naim dhe Ahmet Berishës, Kaltrim Gashi dhe Lum Halimaj, ky i fundit u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë të Prishtinës.

“Nuk e pranoj fajësinë për veprat penale për të cilat po akuzohem”, thuhet të ketë deklaruar Halimaj sipas procesverbalit të shqyrtimit fillestar, që e ka publikuar“Betimi për Drejtësi”.

Gjykimi u mbajt në mungesë ndaj të akuzuarve Naim dhe Ahmet Berisha, si dhe Kaltrim Gashi, pasi që të njëjtit ndodhen në arrati.

Gjykatësja e rastit, Altn Murseli, ka njoftuar mbrojtësin e Naimit, avokatin Naim Rudari; Ahmetit, avokatin Xhemajl Ademaj dhe Hivzi Bajraktarin; Kaltrimit, avokatin Naser Sopjani; si dhe mbrojtësin e Halimajt, avokatin Fanol Krasniqi, për të drejtën e kundërshtimit të provave dhe paraqitjes së kërkesës për hudhjen e aktakuzës brenda 30 ditësh.

Në seancë ka qenë prezent, sipas procesverbalit, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Linditia Keqekolla-Gsahi, dhe e dëmtuara Elmendina Mavriqi. Nuk kanë qenë prezent Qamil dhe Shkurte Gashi, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, palët e armatosura u përplasën për motive hakmarrjeje të lidhura me tregtinë e narkotikëve, duke shkaktuar edhe lëndime të tjera të rënda. Të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”. Naim dhe Ahmet Berisha, si dhe Kaltrim Gashi, ndodhen ende në arrati

Të ngjashme

Të fundit