I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë, Gjergj Gjokaj, është ende duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, pas lëndimeve të marra dhe plagosjes.
Familjarët e tij kanë dërguar video në Gazetën Express përmes së cilës pretendojnë se Gjokaj u rrah britalisht dhe u plagos me armë zjarri në këmbë po atë natë.
Ndaj tij tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Gjykatës, Gjokaj “me datën 25 qershor 2023 rreth orës 20:20min në fshatin Madanaj të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin H. I. dhe B. I., nga fshati Madanaj dhe këtë për shkak të një kontesti pronësor”