14.6 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

- Advertisement -

Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka një ditë më parë në fshatin Guci e Re të Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona, të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematik në zonë. A2 CNN mëson se të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes.

Sakaq mësohet se i riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje. Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi.  Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.

Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.

Të ngjashme

Të fundit