Home Lajme Vrasja e 18-vjeçarit, Hoxha: E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri

Vrasja e 18-vjeçarit, Hoxha: E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri

0
Vrasja e 18-vjeçarit, Hoxha: E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut nga Podujeva i cili humbi jetën nga një rrahje brutale në qytetin e Podujevës.

“E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri”, ka shkruar ndër të tjera Hoxha në reagimin e saj në Facebook derisa ka uruar për drejtësi.

Postimi:

Lulzim Fejzullahu, një djalë 18 vjeç nga Podujeva ka vdekur sot si pasojë e shtypjes dhe rrahjes me shkopinj bejsbolli nga një grup djemsh të tjerë.

E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri.

Uroj që organet e rendit dhe ato gjyqësore kanë me vu në vend drejtësinë.

Shumë dhimbje!

Ngushëllime familjes!

Exit mobile version