Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur gjithë opinionin shqiptar.
Ai u ther me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Abcnews raporton se dorasi ka deklaruar se janë zënë, pasi Cani e shikonte. Më pas, janë konfliktuar sërish të hënën kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.
I pyetur nëse është penduar, 14-vjeçari nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.