1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Vrasja dhe plagosja te “Kobra City” në Prizren, gjashtë persona ndalohen për 48 orë

- Advertisement -

Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, për rastin e përleshjes që ndodhi në lokalin “Kobra City” në Prizren, ku si pasojë ka pasur edhe të shtëna armësh, e ku si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë.

Në bashkëpunim me prokurorin e rastit 6 të ndaluarve pas intervistimit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka theksuar Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur për lajmi.net më herët se fillimisht janë intervistuar disa persona si dëshmitarë dhe si të dyshuar.

Sipas raportimeve dhe dyshimeve të para, njëri nga personat e plagosur ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Kukësit, ndërsa i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin ka dhënë detaje edhe Policia e Shqipërisë, e cila ka bërë të ditur se të dy shtetasit e Shqipërisë janë plagosur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas të Kosovës.

“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjeç, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A. B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.

Bëhet e ditur se dyshohet se në momentin kur të tre po largoheshin me veturë, D.H. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovarë. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, thuhet po aty.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe se ka njoftuar Policinë e Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit