27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Vrasësi i tha policisë se një muaj më parë se donte të vriste fëmijët në këndin e lojërave të shkollës

- Advertisement -

Ende po zbardhen të gjitha rrethanat e masakrës së tmerrshme në shkollën fillore të Beogradit, ku 13-vjeçari Kosta Keçmanoviq vrau tetë shokë të klasës dhe rojtarin e shkollës.

Shefi i policisë së Beogradit Veselin Miliq ka zbuluar dje detaje të reja për krimin e paprecedentë si i ftuar në emisionin Oko të RTS. Siç ka thënë ai, kur djali ka thirrur shërbimin emergjent të Policisë për qytetin e Beogradit, ka thënë se ka qëlluar me armë në shkollë. Në një deklaratë të regjistruar, shtoi Miliq, Keçmanoviq i tha policit në detyrë se ai ishte “një psikopat që duhet të qetësohet”.

Pasi e bëri këtë, ai deklaroi se e kishte pushtuar frika, paniku dhe frymëmarrja e çuditshme dhe se ishte e drejtë që ai të thërriste policinë dhe të raportonte incidentin”, rrëfen Miliq.

Ai ka thënë se Keçmanoviq në bisedën me policët pas arrestimit, e cila është bërë në prani të avokatit dhe përfaqësuesit të qendrës për mirëqenie sociale, ka thënë se “është injoruar nga shoqëria në të cilën ndodhej dhe se përmes kësaj mënyre të jetës shoqërore ai u përjashtua nga komunikimi dhe lojërat në pushime apo ekskursione dhe kjo e shtyu atë ta bënte atë përmes mendimeve dhe veprimeve të tij”.

Miliq tha se vrasësi kishte katër kokteje molotovi që i kishte bërë vetë, siç tha ai në polici. Siç tha shefi i policisë, vrasësi nuk ka pasur asnjë qëllim apo dëshirë që me ato kokteje t’i vërë flakën ndonjë fëmije apo grupi të klasës, por të krijojë një mur mbrojtës në mënyrë që policia apo dikush tjetër të mos i jepte ndihmë.

Të ngjashme

Të fundit