Policia ka bërë të ditur se ka ndëshkuar një person, pasi që ky në zonën e kufizimit 80km/h ka vozitur me shpejtësi pothuajse dyfish të shpejtësisë së lejuar.
Personi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë u kap me shpejtësi 144km/h, ndërsa maksimalja e shpejtësisë së vozitjes në këtë zonë është 80 km/h.
Ndaj kundërvajtësit policia ka shqiptuar gjobë prej 300 eurove, dhe i është caktuar masa mbrojtëse ndalimi i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj në territorin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ndëshkohet kundërvajtësi i cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 144 km/h
Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 144 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës.