25.1 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Vozitën me shpejtësi në zonën 50 km/h, dy shoferë gjobiten në Ferizaj

- Advertisement -

Policia ka gjobitur dy shoferë në Ferizaj për shkak se po vozisnin me shpejtësi në zonën me kufizim 50 km/h.

Sipas njoftimit, në rastin e parë shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën Golf me shpejtësi me 104 km/h në zonën e lartpërmendur. Ai u gjobit me 300 €, 3 pikë negative dhe iu shqiptua masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq shoferi L.M. (20 vjeç) po drejtonte veturën Audi me shpejtësi 89 km/h në të njëjtën zonë. Ai u gjobit me 200 €, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj. Gjatë verifikimit u konstatua se ai kishte masë aktive ndalimi nga 12.06.2025 deri më 11.09.2025. Për këtë shkelje të dytë, iu shqiptua edhe një gjobë prej 500 €, 5 pikë negative, ndalim shtesë i drejtimit për 6 muaj dhe iu konfiskua vetura.

Ndalimi ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Të ngjashme

Të fundit