15.4 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Voton Ramiz Lladrovci

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i komunës së Drenasit, ka hedhur votën e tij në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, që është edhe vendlindja e tij.

Për ta shfrytëzuar të drejtën e tij të votës, Lladrovci ishte i shoqëruar nga gruaja e tij dhe familjarët e tjerë.

Pasi hodhi votën, Lladrovci para medieve u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe uroi që zgjedhjet të shkojnë mirë, pa asnjë problem.

Sa i përket shoqërimit nga familjarë, ai tha se “votimet bëhen për të ardhmen e fëmijëve”, andaj shkoi për të votuar me fëmijët e tij.

Postimi i tij:

Votova me bashkëshorten, vllaun, vajzën, rejat dhe djemtë, njëherësh i ftoj qytetarët të dalin te votojnë.

Besoj që procesi zgjedhor do të zhvillohet mirë, sipas traditës më të mirë demokratike, për të mirën e të gjithë qytetarëve, në veçanti për fëmijët tanë.

Faleminderit!

Të ngjashme

Të fundit