8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Voton kryeparlamentarja Nikolla: Ta kthejmë këtë ditë në festë të demokracisë

- Advertisement -

Edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka ushtruar të drejtën për të votuar në zgjedhjet vendore që po mbahen në Shqipëri.

Ajo ka ftuar qytetarët të ushtrojnë lirisht e qetësisht të drejtën e tyre për të votuar.

“Sot është dita në fakt kur politikanët heshtin dhe flet populli për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të zgjedhur dhe unë uroj që masivisht qytetarët shqiptarë ta ushtrojnë këtë të drejtë duke zgjedhur kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit e këshillit bashkiak… Për të ushtruar të drejtën e tyre të votës qytetarët dhe për ta kthyer këtë ditë në një ditë feste demokracie”, ka thënë Nikolla.

Sipas orarit zyrtar, në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet në 61 bashkitë e Shqipërisë, proces i cili do të mbyllet në orën 19:00.

3 650 550 qytetarë me të drejtë vote janë të ftuar që të votojnë për të zgjedhur 61 drejtuesit e rinj të bashkive. 122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit.

Në këto zgjedhje garojnë në total 23 907 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Konkretisht në garë për kryetarë bashkie janë regjistruar 144 kandidatë, ndërsa 23 763 kandidatë të tjerë garojnë për këshillat bashkiakë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit