Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeko ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetit Filologjik në Prishtinë.
Ai në deklarimin pas votimit tha se uron që nga nesër të jenë katër vite të mbara për kryeqytetin.
“Pas një procesi të gjatë, sot po e përmbyllim edhe këtë cikël të zgjedhjeve lokale, me votë që është detyrim, që është angazhim i yni për ta ushtruar të drejtën tonë mbi qytetin, uroj që deri në fund të ditës të shkojë gjithçka në rregull, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë, për kryeqytetin tonë”.
“Uroj që edhe nga nesër e tutje të jenë katër vite të mbara, të mira për të gjithë qytetarët e kryeqytetit. I ftoj të gjithë që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë, për demokraci dhe për qeverisje të mirë”, u shpreh ai.






