15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Voton Abdixhiku: Mënyra si i pranojmë rezultatet dhe trajtojmë procesin zgjedhor, është një mrekulli e veçantë demokratike

- Advertisement -

Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili bashkë me bashkëshorten e tij iu drejtua kutisë së votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

“Sot në Kosovë, si gjithmonë, zgjedhjet trajtohen dhe janë festë. Ditë e mirë, mëngjes i mirë, dhe shpresojmë që do të jetë një proces i mbarë e i mirë, siç ka ditur gjithnjë populli i Kosovës të sillet në procese zgjedhore. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, sovranit, ashtu siç duhet të jetë gjithkund, dhe kështu vendoset fati i komunave tona për katër vitet e ardhshme. Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri e tregojmë gjithmonë në procese zgjedhore. Disa çështje i marrim si të mirëqena, por më besoni që, në standardet e Ballkanit Perëndimor, e madje edhe të Evropës, mënyra se si i organizojmë zgjedhjet, si i pranojmë rezultatet dhe si e trajtojmë procesin zgjedhor, është një mrekulli e veçantë demokratike, me të cilën populli i Kosovës duhet të krenohet”, tha Abdixhiku

Ai ka shtuar se “ Festë do të jetë sot, festë do të jetë data e 9 nëntorit, kur përfundon procesi i votimit”.

Ndërsa sa i përket çështjes se zgjedhjeve parlamentare, ai tha se “dita e nesërme do të kthejmë fokusin te zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore”.

Të ngjashme

Të fundit