Deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë votuar Ligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Rreth kësaj ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka falënderuar të gjithë deputetët që e kanë votuar këtë ligj.
Ai tutje ka thënë se me këtë ligj nis një ekopë e re për ta mbrojtur secilin prej qytetarëve.
“Sot Kuvendi i Republikës votoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinale. Falënderime të gjithë deputetëve të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet. Të dashur qytetarë, Me këtë ligj nisim një epokë të re për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave. Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë. Urime!” – ka shkruar Vitia.