24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Votohet Amnistia Penale, përfitojnë rreth 700 të burgosur

- Advertisement -

Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua amnistia penale. PS dhe PD finalizuan dakordësinë e arritur disa ditë më parë.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë.

Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit