19.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës

- Advertisement -

Deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë të thirrur për media, foli rreth Komisionit për Votim të Fshehtë.

Duke iu referuar Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Gruda tha se rendi i ditës duhet të lexohet me përpikmëri nga kryesuesi i seancës konstituive, në këtë rast, Avni Dehari.

“Ajo që ka ndodhur është se kryesuesi i seancës konstituive e ka futur votimin e fshehtë pasi seanca ka filluar, pasi janë mbajtur 10-11 mbledhje, duke ndryshuar rendin e ditës. Nuk ka autorizim kryesuesi i seancës konstituive, thotë Gjykata me e ndërru rendin e ditës sepse është caktuar në rregullore të punës së Kuvendit”, u shpreh Gruda.

Të ngjashme

Të fundit